Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Tiranë.
Pas takimit me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, ata mbajtën një konferencë për media ku folën për shumë çështje, shkruan arbresh.info.
Bettel duke folur për rajonin, Bettel tha se e di që Kosova dhe Serbia po dialogojnë dhe nënvizoi nevojën e progresit në këtë proces.
“Ballkani Perëndimor ka qenë ‘një fuqi baruti’ për kontinentin tonë dhe duhet të bëjmë gjithçka që ta shmangim. Qoftë ‘Open Ballkan’ , qoftë të flasim me njëri-tjetrin. Unë e di se Kosova dhe Serbia po diskutojnë dhe sot është e rëndësishëm të bëjmë përpara dhe nuk duhet t’ia lejojmë vetës konflikte dhe tensione shtesë” , shtoi ai.
Bettel foli edhe për hapjen e negociatave të Bashkimit Evropian me Shqipërnë. Ai tha se është meritë e Shqipërisë dhe assesi si pasojë e luftës në Ukrainë./arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër