Rusia nuk do luftë në Europë por shtetet perëndimore duan disfatën e Moskës në fushatën ushtarake në Ukrainë. Kështu u shpreh ministri i Jashtëm Sergei Lavorv, i cili tha se shpreson që pas finalizimit të operacionit në Ukrainë t’i japin fund dominimit amerikan në botë.
Sipas tij me përmbushjen e objektivave në Ukrainë do të kontribuojnë në frenimin e përpjekjeve të Perëndimit për të minuar të drejtën ndërkombëtare dhe parimet e kartës së OKB, përfshirë atë të barazisë sovrane të shteteve.
“Nëse jeni të shqetësuar mbi mundësinë e një lufte në Europë ne nuk e duam këtë gjë aspak. Por dua t’iu tërheq vëmendjen mbi faktin se është perëndimi që vazhdimit dhe në mënyrë persistente deklaron se në këtë situatë është e nevojshme mundja e Rusisë… Nxirrini vetë konkluzionet”, tha Lavrov.
Ai foli gjithashtu edhe për çështjen e energjisë duke thënë se Rusia ka blerës të mjaftueshëm për resurset e saj, jashtë Perëndimit. Komenti i referohet përpjekjeve të shteteve të BE-së për të reduktuar varësinë nga nafta dhe gazi rus. “Le të paguajë më shumë Perëndimi nga ç’ishte mësuar të paguante Federatën Ruse dhe le t’i shpjegojë popullsisë së vet përse do të bëhet më e varfër”, tha Lavrov./A2CNN/
E trishtë: 2-vjeçari shqiptar në Greqi humb jetën pasi u sul...
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...