Ambasadori i Zvicrës, Thomas Kolly, thotë se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është çështje e interesit nacional.
“Konsensusi i gjerë politik është një faktor i rëndësishëm për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme dhe afatgjate. Së dyti pavarësisht asaj se në çka do të pajtoheni një ditë duhet të ratifikohet, miratohet nga Parlamenti, dhe për këtë arsye është e rëndësishme që Parlamenti të jetë i informuar rreth procesit të normalizimit”, është shprehur ambasadori Kolly, shkruan arbresh.info.
Sipas tij Parlamenti duhet të marrë përgjegjësinë e tij të pajtohet seriozisht, dhe të mbikëqyr marrëveshjet ekzistuese, dhe të shohin këto marrëveshje nëse ishin vetëm në letër, apo kishin edhe ipakt.
“Zvicra do të kontribuojë në përkrahjen e qeverisë dhe Parlamentit kudo që është e nevojshme”, deklaroi Kolly.
Këto komente ai i ka bërë në një diskutim të organizuar nga shoqëria civile në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi./arbresh.info/
Matura Shtetërore në Shqipëri/ Mbi 26 mijë maturantë i nënsh...
Sindikatat kërkojnë pagesën e plotë të pagave, protestë sot ...
Mourinho ka dy lojtarë për krahun e majtë të mbrojtjes te Re...
Kuba goditet nga tërmeti më i fortë në gati 150 vjet
Mbi 19% e votave të numëruara: Kjo është pesëshja më e votua...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj