Ministrja për Evropë dhe Punë të Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali ka uruar Kosovën pas njohjes nga Republika Arabe e Sirisë.
Me anë të një postimi në X, Spiropali ka thënë se Republika e Kosovës do të siguroj vendin e saj të merituar në familjen e madhe të kombeve, transmeton Arbresh.info.
Postimi i plotë
Urime Kosovës për lajmin e mirë të njohjes së shtetit nga ana e Republikës Arabe të Sirisë.
Kosova po përparon në rrugën e forcimit të subjektivitetit të saj ndërkombëtar, falë përpjekjeve të popullit dhe institucioneve të saj për ndërtimin e një shteti demokratik e të zhvilluar, por edhe mbështetjes së miqve e partnerëve, të cilët e kanë ndihmuar procesin e saj të njohjes dhe shtetndërtimit.
Falënderime me këtë rast edhe për Lartësinë e tij Mbretërore, Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman Al Saud për mbështetjen e dhënë në kurorëzimin e kësaj njohjeje. Jam e bindur se njohje pas njohjeje, Republika e Kosovës do të sigurojë vendin e saj të merituar në familjen e madhe të kombeve. Edhe njëherë, urime Kosovë!
🇦🇱🇽🇰 Congratulations to the Republic of Kosova on the good news of the recognition of its statehood by the Arab Republic of Syria. 🇸🇾
Kosova continues to advance on its path toward strengthening its international subjectivity, thanks to the efforts of its people and institutions…
— Elisa Spiropali (@elisaspiropali) October 29, 2025
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...