Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e ka konsideruar lajm jashtëzakonisht të mirë njohjen e Kosovës nga Kenia.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se kjo njohje ishte falë ish-presidentit Behgjet Pacolli, shkruan Arbresh.info.
Sipas tij, për Kosovën duhet punuar nga çdo pozicion.
“Lajm jashtëzakonisht i mirë njohja e Kosovës nga Kenia. Ata që “e shkatërruan Kosovën për 20 vjet” nuk po ndalen së “shkatërruari” me njohje të reja dhe riparim marrëdhëniesh, qofshin jashtë politikës, qofshin nga pozicioni i opozitës. Kjo njohje e re, falë ish-presidentit Behgjet Pacolli, le të jetë një zile alarmi për ata që kanë veshë: për Kosovën duhet të punohet nga çdo pozicion, marrëdhëniet me miqtë dhe partnerët duhen ruajtur gjithmonë dhe për avancimin e Kosovës duhet të punohet ditë e natë.”, ka shkruar ai.
“Ata që nuk i bënë asnjë të mirë Kosovës, sot dolën edhe një herë qartazi, me video dhe me zë, kundër njerëzve të saj, kundër administratës së aleatit më të madh të Kosovës dhe, si zakonisht, kundër medias dhe operatorëve ekonomikë kosovarë.”, ka shkruar ai./Arbresh.info/
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale