Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në një intervistë për Alsat-M deklaroi se marrëveshja për njohjen e patentave të shoferëve nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë, dhe asaj të Republikës së Kosovës dhe anasjelltas, së shpejti do të zyrtarizohet.
“Edhe për Republikën Federale të Gjermanisë edhe për Republikën e Kosovës patëm negociata të hapura, negociatat mbaruan me të dyja vendet, kanë kaluar nga ana e Qeverisë maqedonase të dy marrëveshjet finale dhe autorizimi për nënshkrimin e atyre marrëveshjeve. Tani mbetet një termin edhe nga ana e Republikës Federale të Gjermanisë edhe nga ana e Kosovës për nënshkrimin zyrtar të të dyja marrëveshjeve që të hyjnë në fuqi“, u shpreh Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve
Zyrtare: Xabi Alonso merr drejtimin e Chelseat
Zhduken katër turistë italianë në Maldive, humb jetën edhe z...