Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh bashkëthemelues i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se për shkak të këtyre reshjeve atmofsferike të dendura mund te kemi vërshime.
“Tani kur jemi në muajt në të cilët kemi reshje atmosferike më të shpeshta dhe më të dendura, si dhe duke u bazuar edhe në vitet paraprake, vërshimet e shpejta janë shumë të mundshme në vendin tonë”, ka thënë ai.
Sipas tij institucionet duhet të ndërmarrin me kohë masat mbrojtëse.
“Institucionet përgjegjëse në Kosovë, si ato qendrore ashtu edhe ato lokale, varësisht prej përgjegjësive që kanë, duhet që me kohë të marrin masat e duhura preventive, dhe jo të presin përkeqësimin e motit dhe të reshurat atmosferike që shkaktojnë vërshime, siç ka ndodh pothuajse çdo vit, tek pastaj të reagojnë. Si masë parandaluese për një ndër shkaktarët kryesorë të vërshimeve thuajse të përvjetshme në disa lokalitete në Kosovë, (që veq është dashtë të ndërmirret deri me tani), është edhe rregullimi i shtretërve të lumenjve, kanaleve kulluese apo prrockave, në mënyrë që të pengohet dalja e ujit nga shtretërit dhe shkaktimi i përmbytjeve”, ka theksuar Tahiri./arbresh.info
Kurti mirëpret miratimin e buxhetit, tregon se ku do të rrit...
Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të ...
Pritet të nisë protesta e tretë kombëtare e PD, mbi 1300 efe...
“Vendim i turpshëm”, Trump reagon pasi Gjykata Supreme rrëzo...
Fondacioni Behgjet Pacolli shpërndan pako ushqimore për fami...
“Kosova krah SHBA-së”, Osmani falënderon Trumpin për partner...