Përkundër reshjeve të borës gjatë natës së kaluar, komuna e Malishevës ka njoftuar se të gjitha rrugët janë të hapura për qarkullim, përfshirë edhe zonat e thella malore.
Komuna, përmes një njoftimi për media, thekson se ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat janë duke punuar intensivisht në largimin e borës dhe hedhjen e kripës, me qëllim të sigurimit të qarkullimit të lirë dhe të sigurt për qytetarët.
Aktualisht, bazuar në njoftim, qarkullimi në të gjitha rrugët e komunës po zhvillohet pa pengesa.
Punimet për mirëmbajtjen e rrugëve i ka përcjellë nga afër edhe kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili ka vizituar disa fshatra në zonën e maleve të Berishës dhe është shprehur i kënaqur me gjendjen mirëmbajtjen e rrugëve.
“Komuna ka angazhuar kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugëve, të cilat po kryejnë punën e tyre me përkushtim. Sot kam përcjellë nga afër punimet në zonën e maleve të Berishës, për t’u siguruar që qytetarët të kenë qarkullim të sigurt dhe të pandërprerë”, ka deklaruar Kastrati.
Komuna e Malishevës po ashtu u ka bërë thirrje të gjithë vozitësve që të jenë të pajisur me pajisje dimërore, ashtu siç parashihet me ligj, sidomos gjatë orëve të mbrëmjes kur mund të ketë ngrica në rrugë.
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...
BE premton 620 milionë euro ndihmë shtesë për Sirinë
ShSKUK ngushëllon për vdekjen e ish-drejtorit të QKUK-së, Al...
SHBA godet rëndë “flotën fantazmë”, kapet supertankeri i san...
PZAP hedh poshtë si të pasafatshme ankesën e PDK-së për vota...
Një dekadë së bashku: Kurtishi beson fuqishëm në triumfin e ...