Byroja Kosovare e Sigurimit (BKS) njofton të gjithë bashkatdhetarët, respektivisht policë mbajtësit se në kuptim të nenit 41 të ligjit numër 05/L-132 për Automjete, mjeti i regjistruar në vendin e huaj, në pronësi të shtetasit të huaj me qëndrim të përkohshëm në Kosovë, mund të marrë pjesë në trafikun rrugor të Kosovës jo me gjatë se 3 muaj nga data e hyrjes në Kosovë, pavarësisht se vlefshmëria e policës së sigurimit mund të jetë më e gjatë.
Byroja Kosovare e Sigurimit apelon të bashkatdhetarët që të respektojnë ligjin pasi që në të kundërtën sipas pikës 5 të nenit 41 parashihet gjobë ndaj qytetareve që bien ndesh me ligjin.
Gjithashtu Byroja Kosovare e Sigurimit rekomandon bashkatdhetarët që gjatë ardhjes në Kosovës mund ta marrin online policën e sigurimit kufitar, për të mos pritur fare në sporteret e BKS-së nëpër pikat kufitare.
Ky njoftim është i vendosur dhe theksuar në ngjyrë të kuqe në policat e sigurimit kufitar të lëshuara nga Byroja Kosovare e Sigurimit. /arbresh.info/

Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore
Ushqimet ultra të përpunuara janë po aq të rrezikshme sa cig...