Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton opinionin dhe të gjithë përfituesit e skemës së pensioneve bazike dhe kontributive se afati i paraqitjes fizike në objektet e Departamentit të Pensioneve në regjionet ku jetojnë apo vizitës mobile nga zyrtarët e këtij Departamenti (për personat me probleme shëndetësore) do të përfundojë me datë 12.08.2022.
Andaj, ftojmë të gjithë përfituesit e këtyre skemave të kryejnë këtë obligim ligjor dhe të bëhet verifikimi i tyre. Përndryshe, çdo përfitues që nuk e kryen këtë obligim ligjor dhe nuk është i lajmëruar brenda 6 muajve të fundit të këtij viti pranë Departamentit të Pensioneve, do të pezullohet nga pagesa sipas procedurave ligjore./arbresh.info/
Gucati: Ekspozita ka qenë fyerje për ne, falenderoj Ramën pë...
Gjendet vetura e raportuar si e zhdukur në Aeroportin e Pris...
Përzgjedhësi i Turqisë përballet me presione lidhur me forma...
Ukrainë – Shqipëri, dalin në shitje biletat
Goditet sërish terminali kyç i Rusisë për eksporte të naftës
Shqetësimi i Papa Leoni XIV: Mos përdorni fenë për të justif...