Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë në Jarinjë gjatë patrullimit në rajonin e veriut kanë hasur në një veturë të braktisur në fshatin Jellakcë, e cila ishte pa targa.
Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në makinë ndodheshin mallra të kontrabanduara si pije alkoolike dhe të gazuara, përcjell Arbresh.info.
“Lidhur me rastin në vendngjarje kanë dalë njësitë përkatëse policore, është bërë tërheqja e mjetit i cili është dërguar në terminalin doganor Mitrovicë, në ndërkohë që janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, për procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...