Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në dy raste të ndara ka ndërmarrë masa ndëshkuese ndaj dy shoferëve që kanë kryer shkelje të rënda të rregullave të trafikut.
Me datën 26.10.2025 rreth orës 21:10 në rrugën magjistrale Ferizaj–Kaçanik, në Fshatin Vjetër në Ferizaj, në zonën me kufizim 50 km/h, është ndaluar shoferi L.B. (27 vjeç), i cili po lëvizte me veturën MBW, me shpejtësi 112 km/h, përcjell Arbresh.info.
Ndaj tij policia i ka shqiptuar gjobë 300 euro, 3 pikë negative dhe ndalim i drejtimit për 3 muaj.
Me datën 29.10.2025, rreth orës 14:10 në rrugën Ferizaj–Varosh–Gërlicë, ku kufizimi i shpejtësisë është 60 km/h, shoferi B.F. (18 vjeç) me veturën VW Golf, është ndaluar duke lëvizur me shpejtësi 168 km/h.
Ndaj tij policia ka shqiptuar një gjobë 500 euro, 5 pikë negative dhe ndalim të drejtimit për 6 muaj.
“Matjet e shpejtësisë janë bërë me radar laserik, ndërsa në të dy rastet shoferët janë përjashtuar nga trafiku. Policia Rajonale e Ferizajt apelon tek të gjithë shoferët që të respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe shenjat e komunikacionit, duke paralajmëruar se kontrollet me radarë do të vazhdojnë me intensitet për të identifikuar shkeljet dhe për të parandaluar aksidentet rrugore”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
S’ka kuorum, ndërpritet seanca për zgjedhjen e Presidentit
Komisioni konfirmon kandidaturat e Konjufcës dhe Mullhaxha-K...
Zgjedhja e Presidentit/ Në sallë sillen kutit e votimit, pre...
Kandidimi për President, Nagavci prezanton Konjufcën
Haxhiu u kërkon deputetëve të shkojnë në seancë, thotë se nu...
Walid Regragui jep dorëheqje nga posti i selektorit të Marok...