Një zyrtare policore në Shtime, gjatë patrullimit në rrugën “Tahir Sinani”, ka gjetur një portofol, në të cilin ndodheshin 125 euro dhe disa dokumente personale.
Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli iu dorëzua pronares së ligjshme, E.K. , shkruan Arbresh.info.
Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës me anë të një komunikate.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për zyrtaren policore, duke e vlerësuar gjestin e saj si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare.”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë
Një anëtar shpëtohet pas rrëzimit të aeroplanit të SHBA-së n...
Osmani nesër ia dorëzon detyrën kryeparlamentares Haxhiu
A po kthehet Vuçiqi në ekzekutiv? Serbia përballë zgjedhjeve...
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës