Orët e para të se dielës së 24 shtatorit të vitit 2023, Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit nga persona të maskuar dhe të armatosur rëndë.
Nga sulmi terrorist, mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Një vit pas, Ministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Xhelal Sveçla thotë se me provat e siguruara dëshmohet që grupi terrorist ishte i mbështetur nga shteti i Serbisë.
Ai deklaroi se rreziku për të sulmuar sërish vazhdonë, pasi sipas tij ka informacione që grupe terroriste po trajnohen përtej kufijve. Ai tha se nëse do të ketë një sulm tjetër, Kosova po punon që “të dalin humbës”.
“Situata në Veri është e qetë, patjetër që mundësia për incidente vazhdon të jetë reale, ne po punojmë shumë që të rrisim kapacitetet tona që skenarë të tillë edhe nëse tentohen të përsëriten, të dalin humbës. Përderisa ka grupe që trajtohen matanë kufijve, rrezik ka. Ne kemi informacione që këto grupe vazhdojnë të trajnohen”, deklaroi ai për tch.
Zelensky: Takim i aleatëve të Ukrainës më 6 janar në Francë
“Shembull forcës, guximit dhe shpresës”, Haxhiu ...
Aksident në autostradën “Arbën Xhaferi”, lëndohen pesë perso...
Tre të mitur gjejnë 100 euro në sheshin e Kamenicës, i dorëz...
KQZ: Përfundon numërimi në 9 QKN, vazhdon në 29 komuna të tj...
Policia: 18 vrasje në vitin 2025, afro 113 milionë euro aset...