Një makinë me targa të Kosovës 04-542-GO nga Prizreni që po udhëtonte drejt Tiranës është përfshirë mëngjesin e së dielës në orën 08:30 minuta nga flakët teksa ishte duke udhëtuar brenda tunelit të Thirrës në Kalimash.
Pasi ka konstatuar flakët që vinin nga pjesa e përparme e makinës, shoferi ka ndaluar makinën duke pritur ardhjen e makinë zjarrfikëse.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv duket momenti kur makina është përfshirë nga flakët dhe pranë saj afrohet zjarrfikësja. Për fat të mirë, nuk ka dëme në njerëz përveç atyre materiale. Makina është dëmtuar në masë të madhe. Për 30 minuta është bllokuar lëvizja në tunel. Për fat të mirë, nuk ka dëme në njerëz.
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK