Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përshëndetur vendimin e Këshillit të Ministrave të Bashkimit Evropian pro liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Përshëndes hapin e rëndësishëm të ndërmarrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian lidhur me lëvizjen e lirë, pa viza te qytetarëve të Kosovës ne hapësirën Shengen! Uroj që ky proces të përmbyllet sa më shpejt dhe qytetarët e Kosovës të ndjehen njësoj si qytetarët e tjerë të Ballkanit Perëndimor!”, është shprehur Begaj.
“Një vendim shumë i merituar!”.
Çështja e liberalzimit të vizave ka mbetur të miratohet edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian.
Lëvizja e lirë e kosovarëve pritet të ndodhë nga 1 janari 2024. /arbresh.info/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve