Një taksi shkel këmbësorin në Prishtinë, dërgohet për mjekim

10:19 | 4 Gusht 2021

Sot ka ndodhur një aksident rrugor mes një automjeti (taksi), dhe një këmbësori, saktësisht në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti këmbësori ka pësuar lëndime trupore, dhe i njëjti është  dërguar në trajtim mjekësor.

Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar Zëdhënësia për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot në pra 09:00, në rrugën “UÇK” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori. Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor. Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, thuhet në përgjigjëje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara