Lideri i VV, ka folur për një qeveri të përbashkët me LDK-në.
I pyetur nga një student se si do të bindeni votuesit se ideologjia e VV dhe e LDK edhe pse janë të kundërta do të jenë funksionale dhe efektive në qeveri.
“Çka mundeni me i thonë një votuesi qe ideologjia juaj dhe e LDK qe janë të kundërta në qeverisje do të jenë funksionale dhe efektive” pyeti studenti.
Kurti iu përgjigj dike i thënë se në këtë situatë errësirë në të cilën ndodhet Kosova duhet të veprojmë për ta shpëtuar sa më shpejt.
“Në këtë situatë ku është errësuar perspektiva në Kosovë besoj që duhet veprojmë për të shpëtuar Kosovën sa më shpejt dhe besoj që edhe dallimet që i kemi janë më pak të rëndësishme se sa figurojnë në letrat e programeve”.
“Nuk mendoj që jemi të kundërt me LDK por nuk e mohoj se kemi dallim. Negociatat nuk do të jenë të lehta por është e rëndësishme diferenca mes nesh”, u shpreh Kurti.
Studenti i tha se kjo do të bënte që të ndryshoni programin?
“Kjo kish nënkuptuar se nëse LDK kish me dal e para nuk do të fokusoheni shumë të shtresa e varfër por shtresa e mesme”, komentoi studenti.
Kurti i tha se të varfrit janë shumicë në Kosovë.
“Shteti duhet të ndihmoj më së shumti aty ku nevojat janë më të mëdha”, tha Kurti./arbresh.info/
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...