Nga tërmeti i rënë në orën 03:55 në Bashkinë Kukës raportohen deri më tani 4 shtëpi të dëmtura dhe një shkollë 9 vjeçare.
4 shtëpi banimi të demtuar në Bashkinë Kukës dhe Has ndërsa nuk ka dëme në njerëz, raporton Shtabi i Emergjencave civile prefektura Kukës.
Në Bashkinë Kukës një shtëpi banim është dëmtuar në fshatin Vilë ndërsa 3 shtëpi banimi në fshatin Golaj të Bashkisë Has. Ne fshatin Gabricë të bashkisë Kukës është dëmtuar shkolla 9 vjeçare ndërkohë që mësimi është pezulluar në të gjitha shkollat e qarkut të Kukësit.
Nga bashkia Tropojë nuk raportohet për dëme nga termeti.“’Bashkia e Kukësit po ndjek situatën e krijuar pas tërmetit të rëndë, i cili u ndje në orët e para të mëngjesit edhe në territorin tonë”, thuhet në një njoftim të Bashkisë Kukës./T.CH

Brikena nuk arrin ta prek finalen e madhe të Big Brother Alb...
Rama uron Pashkët Ortodokse: Në këtë mëngjes të bekuar ju ur...
Trump: Nuk ka rëndësi marrëveshja, ne e kemi mposhtur atë ve...
Dështojnë negociatat SHBA-Iran, JD Vance: Ky është lajm shum...
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...