Me datën 09.10.2021 rreth orës 08:40 një qytetare nga Ferizaj Hyrisha Thaqi, e moshës 53 vjeçare, amvise , në rrugën “Gjon Serreqi “në Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe dokumente të humbura.
Portofoli i përkiste Gent Shabanit i moshës 25 vjeçar, student nga Ferizaj.
Ajo menjëherë portofolin e gjetur e ka dorëzuar në stacionin policor në Ferizaj.
Pas procedurave të verifikimit të pronarit, në prani të policisë, pronarit Gent Shabanit i kthehen paratë 91.52 euro, 5 franga dhe dokumentet e tij.
Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka falënderuar qytetaren Hyrisha Thaqin për gjestin human dhe shembullorë me rastin e dorëzimit të portofolit të gjetur në stacionin e policisë./arbresh.info/

ASK: Rritet numri i vizitorëve në hotele për 9.4% në shkurt ...
Vjosa Osmani në LDK? Zemaj: Ka hapësirë për të gjithë
Arrestohen e më pas lirohen dy punonjës të Postës së Serbisë...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri rrit fondet pas protestës ...
NASA publikon fotografi nga Artemis II: Përshëndetje, Hënë!
Shtëpia e Bardhë mohon planet për sulm bërthamor ndaj Iranit