Një 21 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti komunikacioni, i cili raportohet të ketë ndodhur të martën rreth orës 19:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Mitrovicë.
Përveç viktimës, lëndime kanë pësuar edhe dy pasagjerë, të cilët po trajtohen ne spitalin rajonal të Mitrovicës.
Nga ekzaminimi i vendit te ngjarjes shkaktar i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e mospërshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës nga drejtuesi i veturës. “Viktima ka humbur kontrollin ndaj automjetit dhe ka dal jashtë rrugës, ku është rrokullisur”, ka bërë të ditur për KosovaPress, zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. Trupi i pa jete i viktimës A.S. është dërguar për obduksion
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...