Një punonjës administrativ në Policinë e Kosovës dyshohet se ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga disa serbë në veri të Mitrovicës, e që qëllimi i protestës ishte përkrahja e agresionit rus mbi Ukrainën. Hetimet kanë nisur nga Inspektorati Policor i Kosovës.
Në një protestë që u mbajt ditë më parë në veri të Mitrovicës e që ishte pro agresionit rus mbi Ukrainën, dyshohet se mori pjesë një punonjës i Policisë së Kosovës, të drejtorisë rajonale të Policisë në Mitrovicë të Veriut.
Ndaj tij kanë nisur hetimet.
“Me tu pranuar shkresa policia ka ndërmarrë disa hetime hetimore në kuadër të kompetencave ligjore dhe kanë kontaktuar me prokurorin kompetent. Bazuar në autorizimet ligjore, në mungesë të elementeve të veprës penale rasti do të përcjellët në Drejtorinë për Hetime të Brendshme dhe Verifikim të së kaluarës në kuadër të Policisë së Kosovës për ta trajtuar rastin në aspektin administrativ disiplinor”, tha për RTK-në, Arbër Beka, zëdhënës i IPK-së.
IPK thotë se në rast se vërtetohet se punonjësi i policisë ka qenë pjesëmarrës në protestë, ndaj tij do të merren masa disiplinore.
“Do t’ua prish planet dhe do ta trondis botën këtë korrik në...
Antony Joshua rikthehet në ring, do të përballet me shqiptar...
Kreshnik Uka, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Aksident zinxhiror në Librazhd, një i vdekur dhe 6 të plagos...
KQZ miraton analizat për votimin me asistencë në Zgjedhje Lo...
Sveçla pas dënimit të spijunës serbe: Askush s’ është mbi li...