Banorët e rrugës “Brigada 153” në Hajvali po përballen me mungesë të energjisë elektrike prej disa ditësh. Pavarësisht ankesave të vazhdueshme, ende nuk ka një zgjidhje konkrete për këtë problem.
Sipas banorëve, gjysma e lagjes është pa rrymë që tre muaj, dhe kjo po u shkakton vështirësi serioze jo vetëm në jetën e përditshme, por edhe për bizneset lokale. Ata theksojnë se nuk po dinë si t’ia bëjnë për të vazhduar aktivitetin e tyre normal.
Përveç shqetësimeve të qytetarëve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës (DhTIK) ka shprehur shqetësimin e saj për reduktimet e ashpra të energjisë elektrike që po aplikohen thuajse në të gjithë vendin. Sipas DhTIK-së, kjo situatë po shkakton rritje të kostove operative, humbje në prodhim dhe po rrezikon funksionimin e bizneseve.
Arbresh.info ka tentuar të kontaktojë KEDS-in për një koment zyrtar, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.
DhTIK dhe banorët e Hajvalisë bëjnë thirrje për ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e furnizimit me energji dhe për garantimin e kushteve të qëndrueshme për banorët dhe bizneset./Arbresh.info
Papa Leon përshëndet armëpushimin disa orë pasi kritikoi Tru...
Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë
Plani me 10 pika, Trump rrëzon një nga kërkesat e Iranit: Nu...
KQZ fillon ofrimin e shërbimit për ndërrimin e qendrës së vo...
Tahiri: 23 kandidatë në garë për KGJK, intervistat të martën...
Slot para ndeshjes me PSG: Nëse kemi ato 20 minuta si ndaj C...