Një person tentoi të hap derën e avionit në ajër, tmerroi pasagjerët

23:14 | 13 Qershor 2021

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në një avion të kompanisë “Delta”, ku pasagjerët janë tmerruar, gjatë udhëtimit të tyre nga Los Angeles drejt Atlantas në SHBA.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se njëri prej pasagjerëve ka tentuar të hapë derën e avionit në ajër.

Siç shihet në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet se fillimisht ai u kërkoi pasagjerëve të tjerë të ulen dhe të vendosin maskat e oksigjenit, ndërsa më pas shkoi te dera e avionit për ta hapur.

Ka qenë ekuipazhi i avionit, që u kërkoi ndihmën e pasagjerëve që të mos e lejonin qytetarin ta hapte derën.

Personi që donte të hapte derën është penguar nga pasagjerët e tjerë dhe fluturimi vijoi normalisht.

Pamjet janë publikuar nga një pasagjere dhe janë shpërndarë në rrjetet sociale. from LAX to ATL pic.twitter.com/fkPDPR60hu

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara