Policia e Kosovës përmes një njoftim publik bënë thirrje për gjetjen e pronarit të parave të gjetura në Suharekë.
“Më datë 18.08.2024, një qytetar i ndershëm me inicialet F. P., nga Rahoveci ka raportuar në Stacionin Policor në Rahovec se ka gjetur një shumë parash, në trotuar në rrugën “UÇK”, afër Restorantit “Esra Palase”.
Me qëllim të gjetjes së pronarit të ligjshëm, ftojmë qytetarin që ka humbur këto para të paraqitet në stacionin policor në Rahovec për të identifikuar shumën dhe për të marrë në posedim parat e gjetura.
Për më shumë informacione, ju lutemi kontaktoni Stacionin Policor në Rahovec në numrin e telefonit 192 dhe 029/277-913 ose vizitoni stacionin policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë
Fëmijët në epokën digjitale, mes varësisë nga rrjetet social...
Përfitimet e pastrimit me uthull