Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka shkaktuar një aksident, pasi nuk ka ndaluar në shenjën “Stop” të dhënë nga njësia e policisë së komunikacionit rrugor.
Rasti ka ndodhur të premten, më 14 mars 2025, rreth orës 13:28, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj.
Policia ka kërkuar që automjeti Mercedes me targa vendore të ndalonte, por drejtuesi ka vazhduar me shpejtësi të madhe, duke shkaktuar aksident në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ku ka goditur dhe dëmtuar objektin e një furre buke.
Drejtuesi i automjetit, M. Sh., 18 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit është inicuar rasti për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Po ashtu, i dyshuari është gjobitur për mosrespektimin e shenjës “Stop” të policit dhe për drejtimin e automjetit pa patentë shoferi.
“Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit dhe i dyshuari M. Sh., 18 vjeç, është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pas intervistimit është iniciuar rasti për veprën “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” për procedurë të rregullt, ndërsa i janë shqiptuar gjoba kundërvajtëse për Mosrespektim të shenjës “Stop” të policit, Drejtim të automjetit pa e fituar të drejtën për patentë shoferi. Policia Rajonale e Ferizajt mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike”, thuhet në njoftim./Arbresh.info


Prokuroria kërkon paraburgim për shtatë të arrestuarit: Dysh...
Dardan Berisha dhe Malvina Haziri më të mirët e vitit 2025
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...