Një person është arrestuar pasi që ka sulmuar fizikisht dy pjesëtarë sigurimi të një diskoteke në Prishtinë e po ashtu u ka hedhur sprej fytyrës, shkruan arbresh.info.
Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Rr. Eqrem Qabej, Prishtinë 10.01.2022 ─ 02:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht, duke u hedhur sprej syve, dy viktimave meshkuj kosovarë, pjesëtarëve të sigurimit të një diskoteke. Të lënduarve u është ofruar tretmani mjekësor. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.”, thuhet në raportin e PK-së./arbresh.info/
Stresi kronik mund t’ju ndezë lëkurën: Shkencëtarët zbulojnë...
Vranësira, rreze dielli dhe riga shiu – Parashikimi i ...
Komanda Qendrore e SHBA-së: Bllokada amerikane e porteve ira...
Kaosi në trafik në Prishtinë vazhdon të sfidojë qytetin
Katër këngë të reja nga Nora Istrefi me videoklip
Starmer përshëndet fitoren e Magyar në Hungari: Moment histo...