Një person është lënduar si pasoj e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.
Ahmeti tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 dhe me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 06:30kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Aksident te kazerma “Adem Jashari”, rrokulliset një furgon transporti
Seanca për ndryshimet kushtetuese për presidentin, Kuvendi d...
Çfarë parashohin amendamentet e propozuara për presidentin
Ftohet seanca për ndryshimet kushtetuese
FSK pritet të zbarkojë në Gaza, Maqedonci: Arritje strategji...
Rinis me tensione seanca në Shqipëri, Balliu përplaset fizik...
Rrustemi i VV-së konfirmon se seanca do të mbahet sot