Arbresh.info raportoi më parë për një aksident mes një veture dhe një kamioni, ku është lënduar një person i cili me ambulancë është dërguar në spital.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka dhënë informacione lidhur me aksidentin, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Pozhar-Deçan.
Ai ka thënë se i lënduari po trajtohet në spitalin rajonal të Pejës duke mos dhënë më shumë detaje për gjendjen e tij.
“Me datë 21.11.2021, rreth orës16:20, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur ne fshatin Pozhar-Deçan, në këtë aksident kanë qenë të involvuara një veture dhe një kamionete dhe si pasojë e këtij aksidenti një person ka pësuar lendime trupore, i njëjti me autoambulancë është dërguar ne spitalin Rajonal në Pejë”, ka thënë Rugova. /arbresh.info/
Aksident i tmerrshëm në Deçan, vetura ndahet në dysh nga përplasja me kamion
Sot mbahet seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...