Një person humb jetën në një vetaksident në Lloqan të Deçanit

08:36 | 11 Maj 2026
E.K

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti trafiku që ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në fshatin Lloqan të Deçanit.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur më 11 maj 2026, rreth orës 01:40, ku drejtuesi i një veture me targa vendore dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka përfunduar në një kanal në skaj të rrugës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor.

“Deri te vetaksidenti dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i veturёs humb kontrollin mbi veturën dhe bie nё njё kanal nё skaj tё rrugёs. Si pasojё e kёtij vetaksidenti njё person ka pёsuar lёndime trupore, i njëjti ёshtё dёrguar nё Spitalin rajonal nё Pejё, mirpo aty ka ndёrruar jetё, vdekja e tij ёshtё konstatuar nga mjeku kujdestar. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në njoftim./Arbresh.info