Një person ka mbetur i lënduar pasi është goditur në kokë nga një plumb qorr, teksa po qëndronte në oborrin e shtëpisë së axhës së tij në fshatin Pogragjë të Klinës.
Viktima është dërguar fillimisht në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë dhe më pas në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor.
Policia e Kosovës ka njoftuar se lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit.
“Pogragjë, Klinë / 19.09.2025 – 21:35. Viktima mashkull kosovar deri sa ishte duke qëndruar në oborrin e axhës se tij, është goditur në kokë nga një plumb qorr. Viktima, është dërguar fillimisht në QMF Klinë e me pastaj në Spitalin rajonal të Pejës për trajtim të mëtutjeshëm. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport./Arbresh.info
Vetëvendosje merr pjesë në Kongresin e 10-të të SDP-së në Za...
Lajçak dorëhiqet si këshilltar i kryeministrit sllovak, pas ...
Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP
Qytetarët e “zhytur” në kredi, Gërxhaliu: Është koha kur duh...
Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq
Limi lë shtëpinë më të madhe në vend