Një person i cili ishte duke jetuar i vetëm është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Sipas raportit 24 orësh, rasti ka ndodhur në fshatin Soponicë në Kaçanik, shkruan Arbresh.info.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku, edhe është konstatuar vdekja e viktimës.
Në konsultim me prokurorin, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“HETIM I VDEKJES Fsh. Soponicë, Kaçanik 09.11.2025 – 13:50. Viktima mashkull kosovar, i cili ishte duke jetuar i vetëm, është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes”, bën të ditur policia./Arbresh.info
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër