Gjendja në pikat kufitare të Kosovës në mëngjesin e sotëm është më e qetë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar njofton se pika kufitare më e ngarkuar është në Merdarë, shkruan Arbresh.info.
Për të dal nga Kosova nga kjo pikë, bashkatdhetarët po u bie të presin deri në një orë, ndërsa kolona është e gjatë 300 metra.
Edhe te Dheu i Bardhë bashkatdhetarët po u bie të presin deri në 40 minuta për të dal nga Kosova, ndërsa kolona është e gjatë 200 metra.
Pikat e tjera kufitare janë më të lira për qarkullim.
Edhe për të hyrë në vend nga të gjitha pikë kalimet kufitare që e lidhin Kosovën me vendet e rajonit, janë të lira për qarkullim./Arbresh.info

Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit