Një muaj pas vrasjes së Enver Bajraktarit në fshatin Baincë të Lipjanit, Policia e Kosovës ka kryer një bastisje në shtëpinë e Top Kolshit, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e viktimës.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, bastisja është kryer më 3 shtator 2025 me urdhër të Gjykatës, gjatë së cilës është sekuestruar një pushkë gjysmëautomatike.
“Lipjan / 03.08.2025 – 12:05. Pas hetimeve te vazhdueshme lidhur me rastin, më 03.09.2025 bazuar në urdhëresën e gjykatës është kryer bastisje në shtëpinë e të dyshuarit ku është gjetur dhe sekuestruar një pushkë gjysmë automatike”, thuhet në raport.
Ndryshe, Top Kolshi, i dyshuar për vrasjen dhe groposjen e Enver Bajraktarit, në Baicë të Lipjanit, në seancën dëgjimore të mbajtur më 13 gusht 2025 në Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjatë deklarimit ka thënë se nuk kishte qëllim që ta vriste viktimën dhe se viktima kishte qenë në pronën e tij dhe e kishte sulmuar në pronën e tij.
Sipas vendimit të Gjykatës për caktimin e masës së paraburgimit, Kolshi ka deklaruar se është penduar për veprën që ka kryer./Arbresh.info
Parashikimi i motit për sot
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë