Gjykata Themelore në Gjilan të premten ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, mbi caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Gj. K., K. Z. dhe S. H., në kohëzgjatje prej një muaji për posedim narkotikësh.
Të pandehurit Gj. K. dhe K. Z., shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe S. K. shtetas i Republikës së Kosovës, më datë 21.03.2017 në ora 17:40 në Gjilan, gjatë një kontrolli nga zyrtarët policorë të Drejtorisë së Hetimeve Kundër Trafikimit të Narkotikëve, në veturën e të pandehurve është gjetur një sasi e substancave narkotike në peshë prej 12 kilogramë e 453.3 gramë.
Me këtë veprim në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: blerja posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge, nga neni 273 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës