Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e një muaji paraburgim ndaj të dyshuarit, R.B., shtetas i Serbisë, i cili dyshohet për veprën penale të përgatitjes së vrasjes, duke u prezantuar si person zyrtar.
Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësja e gjykatës, Mirlinda Gashi.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, arrestimi i të dyshuarit ka ardhur pas një hetimi disamujor.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit R.B, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Përgatitja e veprës penale Vrasje, Prezantimi i rremë si person zyrtar dhe veprën penale Mashtrimi. Gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit R.B, ashtu që të njëjtit i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një ) muaji”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Shqipëria këtë vit planifikon t’i mbyllë 16 kapituj në proce...
Sot mblidhen dy komisione parlamentare në Kuvendin e Kosovës
Kryeministri Netanyahu: Jemi në gjysmë të rrugës, Irani do t...
Fluks i madh për ndeshjen Kosovë–Turqi: Komuna shton autobus...
Kosova përballë historisë: Sonte kërkon biletën për Botërori...
Mot i paqëndrueshëm të martën, priten reshje në shumicën e v...