Gjykata Themelore në Prishtinë me kërkesë të Prokurorisë Speciale i ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaj Z.A., i nacionalitetit serb, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile në Kosovë.
“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e paraburgimit në çështjen penale hetimore të të pandehurit Z.A, i dyshuar për veprën penale Krime lufte kundër popullatës civile nga neni 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të RSFJ. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit Z.A e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”, thuhet në njoftim.
Sipas vlerësimit të gjyqtarit të procedurës paraprake qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, në kuptim të nenit 184 paragrafi 1 nën – paragrafi 1.1 e nën – paragrafi 1.2 pika 1.2.1 e 1.2.2 dhe nën – paragrafi 1.3 të KPPRK.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë./arbresh.info/
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...