Gjykata Themelore në Prishtinë, u ka caktuar masën e paraburgimit nga një muaj gardianit të burgut për Siguri të Lartë dhe zyrtarit të Ministrisë së Diasporës.
“Të pandehurve S.V dhe P.M iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Marrja e ryshfetit” , thuhet në komunikatën e Gjykatës.
Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.V gjatë periudhës kohore korrik – gusht 2018, nga i pandehuri P.M i kishte marr 3.000 euro ryshfet dhe dy telefona celular, gjatë kohës sa i pandehuri S.V ishte në detyrë zyrtare si gardian i burgut të sigurisë së lartë në fshatin Dyz.
Gjykata ka konstatuar se kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve S.V dhe P.M është masë adekuate dhe e domosdoshme në këtë fazë të procedurës, për sigurimin e pranisë së tyre në procedurën penale dhe zhvillimin e pa penguar të procedurës.
Po ashtu duke u bazuar në mënyrën dhe rrethanat në të cilën janë kryer veprat penale, peshën e veprave penale, ashtu që nëse të pandehurit qëndrojnë në liri do të mund të përsërisnin veprat e njëjta apo të ngjashme penale.
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...