Një muaj paraburgim për dhunë në familje

12:30 | 30 Dhjetor 2019

Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Përgjithshëm Penal, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1  muaji, ndaj të pandehurit me iniciale A.Z. nga Prizreni, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale, sulm nga neni 184 par.3 lidhur me veprën penale dhuna në familje nga neni 248 parag.1 dhe 2 të KPRK-së par.

Masa e paraburgimit sipas njoftimit të gjykatës, do të llogaritet prej datës së arrestimit, 27.12.2019, dhe do të zgjasë deri më datën 27.01.2020.

“Ekziston bazat ligjore për caktimin e paraburgimit nga neni 187 par.1. nën par.1.1. dhe 1. 2 në lidhje me pikën 1.2.3 të KPPRK, duke marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrat dhe rrethanat në të cilën është kryer vepra penale ku i pandehuri me iniciale A.Z me veprimet e tij i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psikike anëtarëve të familjes së tij, respektivisht bashkëshortes së tij /të dëmtuarës me iniciale M.T. për një kohë të gjatë, nuk është hera e parë që krijon  probleme të tilla, ky rast ka ndodhur pas kthimit të saj  në shtëpi pas një problemi paraprak e po ashtu duke marr parasysh se kjo vepër është kryer në shtëpi e tyre të përbashkët, gjegjësisht në shtëpinë  tyre familjare dhe në këto momente raportet e tyre janë të acaruara, është konstatimi i gjykatës se caktimi i masës ndaj të njëjtit është i bazuar dhe i arsyeshëm për sigurimin e prezencës dhe zhvillimin normal të rrjedhës së procedurës penale”, thuhet në njoftimin e gjykatës./arbresh.info

Lajmet më të lexuara