Gjykata ka caktuar një masë paraburgimi prej një muaji ndaj Astrit Isufit, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Naim dhe Driton Morina në fshatin Gollubovc të komunës së Malishevë më 6 nëntor.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Gjykata Themelore e Gjakovës, Lekë Muqaj.
“Gjykata Themelore në Gjakovë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj A.I. për dy vepra penale – ‘vrasje e rëndë’ dhe ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’. Masa e paraburgimit llogaritet nga data 7 nëntor deri më 6 dhjetor 2025”, ka thënë Muqaj.
Sipas Prokurorisë, Isufi akuzohet për veprat penale “vrasje e rëndë” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Nga hetimet edhe më herët rezulton se Astrit Isufi ka pasur aktakuzë për “dhunë në familje” dhe “kanosje”.
Isufi ishte gjetur në një shtëpi të pabanuar nën fshatin Plloqicë, jo larg vendit ku ndodhi tragjedia.
Në momentin e kapjes, ai kishte lëndime dhe menjëherë pas arrestimit iu ofrua ndihmë e parë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Malishevë, ndërsa më pas u dërgua për trajtim të mëtejshëm në QKUK./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve