Një muaj nga zgjedhja e Hotit kryeministër, LVV thotë se është qeveri jo legjitime

13:42 | 3 Korrik 2020
A Z

Pikërisht në ditën kur Qeverisja e Avdullah Hotit i bëri një muaj, ish partneri i tyre në Qeverinë e kaluar Vetëvendosja zgjodhi që të ja numëroj një nga një dështimet.

Ishte Arberie Nagafci nënkryetare e Vetëvendosjes tha se,  kjo Qeveri është jo legjitime duke ja kujtuar se 2 votat e tyre në parlament janë dërguar në Kushtetuese.

“Kjo konferencë është thirrur në 1 mujorin kur u themelua Qeveria legjitime. Kjo Qeveri është e paligjshme pasi që nga 51 vota që i ka i ka 2 vota të kontestuara. Kjo Qeveri varet nga votat e Listës Serbe që kontrollohen nga Beogradi. Kjo Qeveri u ba për interesa të Presidentit Thaçi. Një nga vendimet e para e zotëri Hoti ishte heqja e reciprocitetit të Serbisë. Kjo është nënshtrim i Kosovës ndaj Serbisë. Ata hoqën dorë nga anëtarësimi i organizatave ndërkombëtare kjo nuk lejohet. E Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen ndaj Kosovës përkundër këtyre lëshimeve nga Kosova”,tha ajo.

E deputeti Hajrullah Qeku duke përmendur dështimet sipas tij në çdo dikaster tha se Qeverisja Hoti po shkon hapave të PAN-it me rritjen e kabinetit.

“Është e ditur qe Kosova ka një qeveri të paligjshme të varur nga Presidenti Thaçi e Lista Serbe. Rritja e kabinetit qeveritar është kthim të kohës së PAN-it. Qeveria Kurti kishte reduktuar kabinetin qeveritar. Kjo qeveri ka nisur ti rikthej në funksion ata që kanë problem më ligjin. Pastaj kemi ngritjen e të prekur më COVID qe nga ardhja e kësaj qeverie. Nga mos dija për të menaxhuar situatën ne jemi duke dal të paret më këtë virus. Kemi humbje të jetrave nga COVID-i brenda 30 ditësh ra për tokë menaxhimi më këtë pandemi. Rimëkëmbja ekonomike nuk po ndodh. Njëjtë si me ndaljen e virusit kjo qeveri se ka idenë për ekonomin. Ministria e Arsimit ende se ka një plan se si do të vazhdohet tutje në këtë periudhë. Nuk e dimë a do të vazhdohet mësimi online ose jo. Ndalja e korrupsionit ishte nder sukseset kryesore nga Qeveria Kurti kta po bëjnë përpjekje që të shkatërrojnë këtë gjë”.

E përderisa këta mbajtën konferencë për media në Prishtinë, i pari i Qeverisë Avdullah Hoti është duke mbajtur një vizit zyrtare në Tiranë./arbresh.info/

https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/651628568759244/

Shpërndaje në rrjete sociale