Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se janë arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale, marrje me prostitucion, shkruan arbresh.info.
Për këtë rast është konsultuar prokurori i shtetit ku të dyshuare u është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtjeje.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Livoq të Gjilanit.
“Fsh. Livoq, Gjilan 14.05.2021 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull kosovar dhe një femër kosovare, nën dyshimin se të njëjtit e kanë kryer veprën penale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit të dyshuarve të t’ju shqiptohet fletëparaqitje për kundërvajtje dhe të njëjtit të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./arbresh.info/
Rama: Vizita në Izrael, gur themeli për marrëdhëniet mes dy ...
Moti me shi, policia del me apel kujdesi për shoferët
Liverpooli bllokon yllin e skuadrës t’i bashkohet Inte...
Iu përkeqësua gjendja, vdes një grua në QKUK
Gjendet pa shenja jete një burrë brenda një objekti në Poduj...
Zhduken dy vajza në Novobërdë