Një person ka thyer xhamin me një mjet të fortë pastaj brenda ka hedhur një shishe mollotov me qëllim për ta djegur marketin në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë,
Sipas njoftimit, në market nuk ka pasur persona ndërsa një kalimtar i rastit ka lokalizuar zjarrin.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.
“SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM Rr. Mbretëresha Teutë, Mitrovicë Jug 18.08.2025 – 06:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në market një person i dyshuar fillimisht ka thyer xhamin me një mjet të fortë pastaj brenda ka hedhur një shishe mollotov me qëllim për ta djegur marketin. Nuk ka pasur persona në market, ndërsa një kalimtar i rastit ka lokalizuar zjarrin. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e vrasjes në Gjakovë, z...
Aksioni i policisë në ARBK/ Prokuroria jep detaje
Konfirmohet rast i sëmundjeve infektive tek gjedhët në Lubis...
Hamza për tragjedinë në Vjenë: I pikëlluar thellë, ngushëlli...
Guardiola: Të gjithë duan të më shkarkojnë
Kurti: Mbi 5.7 milionë euro investime në xhudo, përgjigje nd...