Një aksident me fatalitet ka ndodhur këtë të shtunë në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, konkretisht në fshatin Sllatinë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Krasniqi tha se një këmbësor është goditur për vdekje nga një veturë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
“Rreth orës 20:35, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Sllatinë). Në aksident është përfshirë një veturë nga e cila është aksidentuar një këmbësor”.
“Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe ekipi mjekësor të cilët kanë konstatuar se këmbësori është pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi.
Po ashtu, ai ka bërë të ditur se drejtuesi i automjetit është shoqëruar në polici për të vazhduar me procedurat e parapara për raste të tilla. /arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër