Një shtetas iranian është ndaluar nga policia pasi që ka tentuar të udhëtojë nga Aeroporti i Prishtinës, duke prezantuar pasaportën e Uruguait që ishte në emër të dikujt tjetër.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së martës, ndërsa bëhet e ditur se i dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme, përcjell Arbresh.info.
“Aeroporti i Prishtinës 15.08.2023-20:30. Është ndaluar i dyshuari mashkull shtetas i Iranit, pasi që i njëjti në kontroll të dokumenteve ka prezantuar pasaportën e Uruguait që ishte në emër të një personi tjetër. I dyshuari i është dorëzuar njësisë së migrimit për procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info/
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë