Një aksident me fatalitet ka ndodhur në Livoç të Ulët të Gjilanit ku një person ka humbur jetën dhe dy prej tyre janë lënduar.
“Sot rreth orës 19:30 Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident trafiku me lëndime në fshatin Livoç të Ulët të Gjilanit. Ndihma e parë, Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy motoçikleta – raportohet se tre persona janë lënduar në akdient. Personat e lënduar janë dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan. Sipas raportit të mjekëve, njëri nga të lënduarit është sjellë pa shenja jete”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Dy të lënduarit e tjerë me lëndime trupore, njëri është transportuar për në QKUK, gjersa tjetri vazhdon të trajtohet në Spitalin e Gjilanit”.
Hashani tha se njësitet e trafikut rajonal janë duke i hetuar rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident.
Këto janë dhjetë projektligjet që u miratuan sot në Kuvend
Një i vdekur dhe dy të lënduar pas një aksidenti në Livoç të...
Haxhiu: Eliot Engel, përkrahës i palëkundur i lirisë dhe sht...
Ambasada e Kosovës në SHBA për vdekjen e Eliot Engel: Trashë...
Vdekja e Engel, Abdixhiku: Humbëm një mik të madh, por mbësh...
Vjosa Osmani: Eliot Engel ishte zëri i Kosovës në Kongresin ...