Një person ka ndërruar jetë në një plagosje me armë zjarri që ka ndodhur në fshatin Hallaq të Lipjanit.
Zëdhënësja e policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, për arbresh.info ka bëre të ditur se policia e ka marrë informacionin sot rreth orës 07:00.
“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Ylli fiton në kryeqytet ndaj Borës
Mevlan Zeka i reagon publikisht FFK-së pasi ai nuk u shpall ...
Kurti: Nga 11 terminale doganore vetëm 1 ishte shtetërore, s...
FFK-ja zbulon “Formacionin e Vitit 2025”, dominohet nga futb...
Alarm në trafik: 101 viktima nga aksidentet rrugore
Një ndërprerje e gjerë la 130.000 shtëpi dhe biznese pa ener...