Një burrë është therur me thikë nga një grua në Prishtinë. Ngjarja ka ndodhur rreth orws 18:00 në rr. Afrim Zhitia në Prishtinë.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha i ka thënë arbresh.info se personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor nga kompetentet në vendin e ngjarjes.
“Sonte rreth orës 18:00, ne rr. Afrim Zhitia në Prishtinë, është raportuar për një rast të therjes me thikë. Policia menjëherë ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore. Personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor nga kompetentet në vendin e ngjarjes. Sipas informatave dyshohet se viktima (mashkull) është goditur nga e dyshuara(femër), e cila është identifikuar dhe dërguar në stacion policor për procedura të mëtejme ligjore. Hetime tjera lidhur me rrethanat dhe motivin e incidentit janë në proces nga njësitet kompetente të policisë”, ka thënë Hoxha./arbresh.info/
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...