Një grua në Shtime gjen një kuletë me mbi 300 euro në rrugë, e dorëzon në polici

15:53 | 6 Mars 2026
Q L

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua e ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur në rrugë, në stacionin policor të Shtimes.

Pas verifikimit të dokumenteve në portofol, është konstatuar se pronar i tij është, N. I nga komuna e Vitisë.

Sipas Policisë, përveç dokumenteve identifikuese, ndodheshin edhe para në vlerë totale prej 329.55 euro.

“Me datën 06.03.2026, rreth orës 11:30, në stacionin policor në Shtime është paraqitur qytetarja Xh. Rexhaj (28 vjeçe), e cila ka dorëzuar një portofol që e kishte gjetur në rrugën “Ibrahim Rugova” në fshatin Davidovc të Shtimes. Pas verifikimit të dokumenteve në portofol, është konstatuar se pronar i tij është, N. I nga komuna e Vitisë. Në portofol, përveç dokumenteve identifikuese, ndodheshin edhe para në vlerë totale prej 329.55 euro. Policia ka arritur ta kontaktojë pronarin, i cili është paraqitur në stacion policor dhe e ka tërhequr portofolin me të gjitha dokumentet dhe paratë. Policia ka falënderuar qytetaren Xh. Rexhaj për gjestin e saj human dhe shembullor, si dhe për përgjegjësinë e lartë qytetare”, thuhet në njoftim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale