Një grua ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në fshatin Zabel të Ulët të Drenasit.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së enjtes, ku sipas policisë, drejtuesi i mjetit nuk u ishte përshtatur kushteve të shpejtësisë dhe si pasojë kishte humbur kontrollin e veturës dhe kishte përfunduar në një kanal.
Lëndime kanë pësuar edhe tre persona të tjerë, që janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK.
“Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar si pasojë e mospërshtatjes se shpejtësisë me kushtet e rrugës, humb kontrollin mbi veturën del jashtë rruge dhe përfundon në një kanal. Si pasojë, drejtuesi dhe katër pasagjerë (tre femra dhe një mashkull kosovarë) kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK ku njëra nga pasagjeret si pasojë e lëndimeve ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë
Britania e Madhe dëbon një diplomat rus si kundërpërgjigje n...
Komuna e Prishtinës nis mbledhjet për vlerësimin e dëmeve ng...
Ambasada e SHBA-së thotë se vendimi i KQZ-së për Listën Serb...
Orët e fundit të merkatos – Mesfushori i Bayernit në &...
Policia del me një njoftim me rëndësi për qytetarët e Kosovë...
Identifikohet tifozi i Albacates që hodhi lëkurë banane ndaj...